Emrat e kryetarëve të komunave janë evidentuar në RQM në shoqata dhe klube sportive

Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq

 

Sikurse deputetët, për të cilët shkruante paraprakisht SCOOP-i, ashtu edhe kryetarët e komunave paraqiten si pronarë dhe persona të autorizuar në shoqata, shoqëri dhe klube të ndryshme sportive. Nëse emrat e deputetëve i takuam si pronarë të bizneseve shëndetësore, të shoqatave joqeveritare, të shoqatave të ndërtimtarisë dhe inxhinierisë dhe subjekteve të ngjashme, kryetarët e komunave më së shumti dominojnë në shoqata për prodhimtari, tregti dhe shërbime, por nuk mungojnë as klubet sportive.