Ekspozimi mediatik

Marjançe Stojanovski

Kryetar komune

Marjançe Stojanovski ka lindur më 01 dhjetor 1969 në fshatin Murgashevë, Demir Hisar. Ka diplomuar në Fakultetin e sigurisë. Prej datës 01 qershor 1992 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në stacionin policor “Demir Hisar, si komandant i stacionit policor në Demir Hisar dhe shef i SPB-së, Demir Hisar. Vendi i fundit i punës në të cilin ka punuar është Inspektor për kriminalitet të përgjithshëm në NK për KR Demir Hisar. Në vitin 2017 në zgjedhjet lokale është zgjedhur për kryetar të Komunës së Demir Hisarit.

 

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Marjançe Stojanovski posedon pronë në vlerë prej 100.731 eurosh. Ai ka deklaruar pronën e bashkëshortes së tij, edhe atë: një tokë bujqësore, një shtëpi, livadh dhe kopsht pemësh në Slloeshticë, si dhe një shtëpi në Manastir. Në emër rë tij ka deklaruar dy shtëpi, një livadh, vresht, kullotë dhe dy automobila Sead Kordoba dhe Ford Kurier. Prindërit e tij posedojnë një automjet Zastava dhe një traktor.

 

 

Vlera e fletës pronësore të Marjançe Stojanovskit është 100.732 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

SCOOP-i publikoi listën e kryetarëve të komunave që janë pronarë të klubeve të futbollit dhe Stojanovski u gjet në listë si pronar i klubit të futbollit “FK DEMIH HISAR Demir Hisar”.

Pronë totale në € sipas viteve