Ekspozimi mediatik

Goran Trajkovski

Kryetar komune

Goran Trajkovski ka lindur në Dellçevë më 20 korrik 1971. Arsimin fillor e ka mbaruar në Dellçevë, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin matematiko-natyror në Shkup, në drejtimin Matematikë. Në vitin 2003 është punësuar në SHFK “Shën Klimenti i Ohrit” si mësimdhënës i matematikës, ndërsa në periudhën e viteve 2007 – 2009 ka qenë zëvendës drejtor i shkollës. Gjithashtu ka qenë anëtar i Bordit drejtues të INQK-së “Nikolla Jonkov Vapcarov” – Dellçevë. Në periudhën e viteve 2013 – 2017 ka qenë anëtar i Këshillit të Komunës së Dellçevës. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 është zgjedhur për kryetar të komunës.

 

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

 

Goran Trajkovski ka deklaruar pronë në vlerë prej 90.266 eurosh. Ai posedon një shtëpi në Dellçevë në vlerë prej 55.900 eurosh, dy automobila pasat dhe Shkoda Felicia, ndërsa ka edhe një kërkesë të hollash prej 2.390 eurosh, si dhe një kredi prej 26.000 eurosh.

 

Vlera e fletës pronësore të Goran Trajkovskit është 90.266 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Pronë totale në € sipas viteve