Si ndryshonin pronat e kryetarëve të komunave: Ismail Jahoski

Ismail Jahoski, njeriu i cili për dy dekada kryeson me Komunën e Pllasnicës. Kur do ta dëgjoni emrin e tij menjëherë e lidhni me firmën Pucko Petrol. E kur do ta takoni emrin e firmës, e dini se bëhet fjalë për një firmë e cila ndër vitet ka fituar një numër rekord tenderësh. Parat shtetërore të fituara në dobi të firmës Pucko Petrol nuk janë kursyer as për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, as për qeverisjen e LSDM-së. Për institucionet qendrore dhe ato lokale, Pucko Petrol çdoherë plotëson kushtet të parapara në tenderët.

Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2020, Pucko Petrol ka fituar 10 tenderë me vlerë totale prej 417.334 eurosh. Tenderi më i shtrenjtë është 124.406 euro për një kontratë të lidhur me Komunën e Sveti Nikolles.

Gazetarët hulumtues që në të kaluarën raportonin për biznesin me naftë të Jahoskit, si dhe për rizgjedhjen t tij të pestë. Në vitin 2018, në një intervistë për Laboratorin hulumtues të raportuesve , Jahoski ka deklaruar se populli e “ka shtyrë” që ai përsëri të jetë kryetar i komunës, e jo se ai vetë e ka dëshiruar atë.

SCOOP-i i ka siguruar dokumentet për gjendjen pronësore të Jahoskit ndër vitet. Me marrjen e funksionit të kryetarit të komunës në vitin 2012, prona e tij është me vlerë prej 426.710 eurosh. Është karakteristike se për 19 asete në fletën pronësore nuk është specifikuar vlera e tyre. Para tetë vitesh, prona e Jahoskit është përbërë nga dy shtëpi, katër banesa, një tokë, dy kullota, dy oborre, dy ara, tri hapësira afariste dhe një garazh dhe për asnjë nga pronat e lartpërmendur nuk njihet vlera e tyre. Në vitin 2012, Jahoski ka deklaruar se ka pjesëmarrje prej 31% në firmën Pucko Petrol, ndërsa 68% e tjera të pjesëmarrjes së firmës janë regjistruar në emër të fëmijëve të tij.

Në vitin 2013, vlera e pronës ulet dhe tani është 259.714 euro. Në listë janë 16 asete, ndërsa nga ajo janë larguar asetet e fëmijëve të tij, ndërsa mungojnë edhe pjesëmarrjet në “Pucko Petrol”. Por, në vitin 2017, fleta pronësore të cilën e ka dërguar Jahoski në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dallohet nga ajo paraprake. Vlera ulet në madje 47.906 euro, por vetëm për shkak se prona e tij tani numëron 14 asete, prej të cilave për 4 nuk është specifikuar vlera e tyre.

Sot, fleta anketuese e Ismail Jahoskit është mbushur me një pronë voluminoze personale, për një pjesë të pronës përsëri nuk ka dhënë informacion për pronësi. Ai posedon disa tokë, shtëpi dhe banesa. Ka disa kërkesa në bazë të një huazimi të dhënë, qiramarrje dhe më shumë libreza kursimi në denarë, si dhe llogari me deviza dhe llogari të transaksionit. Për hapësirat afariste, hapësirat ndihmëse, banesat, si dhe për objektin banesor afarist Jahoski nuk ka specifikuar pronësi. Në vitin 2020, ai posedon pronë me vlerë prej 763.500 eurosh.