Si ndryshonin pronat e kryetarëve të komunave: Ramiz Merko

Ramiz Merko, sherifi lokal kryeson Komunën e Strugës për herë të tretë. Në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2013 Merko përmbush dy mandate si njeri i parë i Komunës së Strugës. Pastaj, ai kalon në arsimin universitar prej vitit 2013 deri në vitin 2014, ndërsa tashmë në vitin 2014 bëhet anëtar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2017 është emëruar për ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për investime të huaja. Po të njëjtin vit fiton në zgjedhjet lokale dhe përsëri kthehet në karrigen e kryetarit të komunës.

 

Fleta pronësore e Ramiz Merkos ndër vite

 

Prona e Ramiz Merkos ndryshon ndër vite duke u rritur dhe duke u ulur mesatarisht prej 30 deri në 100 mijë euro. Pronën më të madhe me vlerë prej 786.211 eurosh ai posedon në vitin 2016, si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa pronën më të vogël me vlerë prej gjithsej 627.870 euro në vitin 2005, ku ulen në karrigen e kryetarit të Komunës së Strugës.

Sot, Ramiz Merko posedon pronë me vlerë prej 692.715 eurosh, e cila përbëhet nga pronë personale dhe një pjesë në emër të shokut martesor në formën e kërkesës në bazë të një huazimi të dhënë me vlerë prej 14 mijë eurosh. Në emër të tij ka hapësirë afariste, dy toka bujqësore, një shtëpi dhe pyll, të gjitha në Strugë, si dhe një banesë në Durrës, Shqipëri. Marko në emër të tij ka edhe një kërkesë në bazë të një huazimi të dhënë me vlerë prej 29.268 eurosh, një kontratë për marrje me qira të një toke, të ardhura nga qira, si dhe një librezë në deviza dhe denarë. Vlera e fletës pronësore të Ramiz Merkos është 1.051.545 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Njeriu u parë i Komunës së Strugës ishte i dyshuar se ka punuar në mënyrë të kundërligjshme dhe kundër interesit publik, duke shpenzuar paratë e komunës në mënyrë jo transparente. Për këtë shkak, Komisioni kundër korrupsionit ka nisur një procedurë penale kundër tij. Ramiz Merko ishte cak i akuzave të opinionit pasi u publikua lajmi se ka blerë një automjet luksoz në vlerë prej 70.000 eurosh.