Ekspozimi mediatik

Nikollço Ilijev

Kryetar komune

Nikollço Ilijev ka lindur më 3 dhjetor 1958 në Koçan. Ai është ekonomist dhe më shumë se dy dekada është sipërmarrës privat. Pjesë më të madhe të përvojës së tij të punës e ka kaluar duke punuar në sferën e profesionit të tij, si udhëheqës i disa ndërmarrjeve dhe drejtor i kompanisë “Vinka” – Vinicë. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017, ai është zgjedhur për kryetar të Komunës së Koçanit.

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Nikollço Ilijev posedon pronë në vlerë prej 7.743.386 eurosh. Ai si pronë personale ka deklaruar: garazh, tokë ndërtimore, oborr, tri shtëpi prej të cilave dy janë shtëpi për pushim, tri banesa dhe aksione. Fëmijët e tij kanë: tri toka ndërtimore, dy shtëpi dhe dy oborre. Ilijev ka në dispozicion financa në vlerë prej 6.516.599 eurosh, në të cilat janë depozita bankare në deviza dhe denarë.

 

Vlera e fletës pronësoreNikollço Ilijevit është 7.473.286 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nikollço Ilijev u gjet në vendin e dytë në listën e kryetarëve më të pasur të komunave dhe si kandidat partiak i propozuar nga koalicioni të cilin e kryesonte LSDM-ja, posedon pronë në vlerë prej 7.475.131 eurosh.

Gjithashtu, SCOOP-i shkruante për kryetarë komunash të cilët janë pronarë dhe shefa të shoqatave.  Nikollço u gjet në listën si pronar i shoqatës tregtare “Shoqata për prodhim, ndërmjetësim dhe qarkullim INT TREJD import-eksport DOOEL Koçani”.

Pronë totale në € sipas viteve