Ekspozimi mediatik

Sonja Stamenkova

Kryetar komune

Sonja Stamenkova ka lindur më11 shkurt 1968 në fshatin Sasë. Ka mbaruar shkollën e mesme mjekësore “Veljko Vllahoviq” në Shtip. Si infermiere ka punuar prej vitit 1987 deri në vitin 2006 në Institucionin publik shëndetësor “Goce Dellçev” në Makedonska Kamenicë. Në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2012 ka studiuar në Fakultetin e psikologjisë së përgjithshme në Universitetin Ndërkombëtar Sllav (UNS) në Sveti Nikolle dhe është bërë psikolog i diplomuar. Prej vitit 2010 deri në vitin 2014 ka vizituar trajnim për Psikoterapinë Geshtallt në Institutin “Geshtallt Qendra – Mlladen Kostiq” në Shkup. Prej vitit 2006 deri në vitin 2017 ka punuar si infermiere në institucionin privat shëndetësor “Dr. Dragi Famili Medika” në Makedonska Kamenicë. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 qytetarët e kanë zgjedhur për kryetare të komunës.

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Sonja Stamenkova posedon pronë të paspecifikuar, pjesëmarrje dhe librezë kursimi në denarë prej 2.496 eurosh. Në emër të bashkëshortit të saj është specifikuar automjeti motorik Pezho 407, ndërsa në emër të prindërve të saj janë dy prona të paspecifikuara në Makedonska Kamenicë, automjeti motorik Fiat Punto dhe librezë kursimi në denarë.

 

Vlera e fletës pronësoreSonja Stamenkovës është 11.764 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Pronë totale në € sipas viteve