Ekspozimi mediatik

Branko Janev

Kryetar komune

Branko Janev ka lindur më 27 gusht 1959 në Kavadar. Ka mbaruar Fakultetin Natyror Matematikor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, grupi Gjeografi. Ka qenë i punësuar në SHFK “Tode Haxhi Tefov” në Kavadar, si mësues gjeografie. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 është zgjedhur për kryetar të Komunës së Rosomanit.

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

 

Branko Janev posedon dy toka bujqësore në Rosoman, një shtëpi me oborr, banesë, automjetin motorik Shkoda Forman dhe një kredi. Bashkëshortja e tij, megjithatë, ka një truall në Rosoman, shitje të pronës, produkte bujqësore dhe një kredi.

 

Vlera e fletës pronësoreBranko Janevit është 160.976 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Pronë totale në € sipas viteve