Ekspozimi mediatik

Zhivko Siljanovski

Kryetar komune

Zhivko Siljanovski ka lindur më 09 mars 1959 në fshatin Tazhevë, Komuna e Makedonska Kamenicës. Ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Fakultetin e Pyjeve në Shkup, në vitin 1983. Në vitin 1984 është punësuar në NP “Pyjet e Maqedonisë”, dega “Jane Sandanski” në Makedonski Brod, ku në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2004 është emëruar për drejtor teknik, ndërsa prej vitit 2005 deri në vitin 2006 ka qenë drejtor i kësaj dege. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 është zgjedhur për anëtar të Këshillit të komunës. Përsëri gjatë vitit 2017 është emëruar për drejtor të NP “Pyjet e Maqedonisë” – Degë Makedonski Brod derisa të zgjidhet kryetar komune.

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Zhivko Siljanovski posedon një shtëpi në Makedonski Brod dhe automjetin motorik Audi A3. Si pronë e përbashkët është specifikuar banesa në Shkup dhe një kredi me vlerë prej 19 mijë eurosh.

 

Vlera e fletës pronësoreZhivko Siljanovskit është 92.520 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Pronë totale në € sipas viteve