Ekspozimi mediatik

Boro Stojçev

Kryetar komune

Boro Stojçev ka lindur më 12 dhjetor 1964 në Novo Sellë. Arsimin e mesëm e ka mbaruar në SHMK “Jane Sandanski” në Strumicë, në drejtimin – Teknik ekonomik. Pastaj ka vazhduar arsimin në Fakultetin Ekonomik në Shkup. Përvojën e punës e ka filluar në kooperativën bujqësore “Edinstvo” në Novo Sellë. Në vitin 1991 ka themeluar një firmë private dhe udhëheq biznesin familjar derisa të zgjidhet për kryetar të Komunës së Novo Sellës. Ai është një dashamirës i pasionuar i gjuetisë dhe udhëheq me sukses me Shoqatën e gjuetisë dhe peshkatarisë “Elen (Dreri)” për më shumë se 12 vjet, gjegjësisht prej vitit 1988 deri në vitin 2000. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 është zgjedhur për kryetar të Komunës së Novo Sellës.

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Boro Stojçev në fletën e tij anketuese të pronës personale ka deklaruar vetëm një tokë me vlerë prej 813 Eurosh në Konjarevë të Re, si dhe lizing në vlerë prej 32.000 Eurosh. Në emër të bashkëshortes së tij është specifikuar toka në Smollar, dy automjete motorike, Landrover Discovery dhe Mitsubishi Galoper dhe 70 sandëqe me bletë. Në emrë të prindërve të tij ka deklaruar një shtëpi në Konjarevë të Re dhe automjeti motorik Mitsubishi. Prindërit e tij kanë tokë, makina dhe pajisje të tjera ndër të cilat: Ferguson 542, Ferguson 690, TG 75 dhe dy pajisje Suziki. Si pronë e prindërve është specifikuar edhe ferma blegtorale – 71 lopë.

 

Vlera e fletës pronësoreBoro Stojçevit është 560.163 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Pronë totale në € sipas viteve