Ekspozimi mediatik

Borçe Gievski

Kryetar komune

Borçe Gievski ka lindur më 07 mars 1958, në fshatin Taor, Komuna e Zelenikovës, ku banon edhe sot. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Në periudhën prej vitit 1980 deri në vitin 1991 ka punuar në “Pastor” – Zagreb, përfaqësi në Shkup.  Pastaj në vitin 1991 ka themeluar firmën personale “Pastor – Promet” në të cilën ka punuar deri në vitin 2005 dhe pastaj përsëri prej vitit 2009 deri në vitin 2017. Në kohë të lirë merret me punë bujqësore, ndërsa hobi e tij e preferuar është gjuetia. Është themelues i kishës “Shën Ilija” në fshatin Taor, të cilën e ndërton me mjete personale dhe me mbështetje të një banori të fshatit Taor, i cili banon dhe punon në Australi. Në periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2005 ka qenë anëtar i Këshillit të Komunës së Zelenikovës, ndërsa në një periudhë ka qenë edhe kryetar të tij. Kryetar i Komunës së Zelenikovës për herë të parë ka qenë në mandatin e viteve 2005 – 2009, ndërsa tani në vitin 2017 për herë të dytë ka fituar besimin e qytetarëve.

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Borçe Gievski posedon pronë në vlerë prej 373.984 eurosh. Është pronar i pronës së paluajtshme me vlerë prej 170.737 eurosh, në të cilën numërohen hapësira afariste, toka, shtëpia, objektet ndihmëse dhe kati i një shtëpie në Shkup. Prona e luajtshme e Gievskit është në vlerë prej 130.083 eurosh, në të cilën janë deklaruar automjete motorike, makina dhe pajisje të tjera (kombajnë, traktor, makina lidhëse për traktor) dhe automjete të tjera transportuese (2 kamionë MAN 2007/2012). Si pronë tjetër ka deklaruar dy firma: ANGEL Logistik (pronë e fëmijëve) dhe PASTOR DOOEL (pronë personale), si dhe të ardhura të tjera (denarë), të gjitha në vlerë prej 73.170 eurosh.

 

 

Vlera e fletës pronësore të Borçe Gievskit është 373.984 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 

SCOOP-i publikoi listën e kryetarëve të komunave që janë pronarë të klubeve të futbollit dhe Gievski u gjet në listë si pronar i klubit të futbollit “FH ZELENIKOVO f. Zelenikovo”.

Pronë totale në € sipas viteve