Ekspozimi mediatik

Zoran Nogaçeski

Kryetar komune

Zoran Nogaçeski ka lindur më 08 shkurt 1966. Banon vazhdimisht në fshatin Volinë, Komuna e Debarcës. Ka diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1997 kur është zgjedhur për sekretar të Këshillit të komunës së mëparshme të Mesheisht dhe ka kryer të njëjtin funksion deri në vitin 2005. Prej këtij viti deri në vitin 2017 është punësuar si nëpunës shtetëror në administratën komunale në Komunën e Debarcës, edhe atë në periudhën e viteve 2005 – 2011 si inspektor komunal, në periudhën e viteve 2011 – 2013 si udhëheqës i departamentit të çështjeve juridike dhe punëve të përgjithshme, ndërsa në periudhën e viteve 2013 – 2017 si udhëheqës i departamentit të punëve inspektuese. Në zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2017 u bë kryetar të Komunës së Debarcës.

 

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

Zoran Nogaçeski ka deklaruar pronë personale në vlerë prej 107.241 eurosh. Në pronën e rij gjenden toka bujqësore dhe shtëpia në Debarcë. Nogaçeski ka deklaruar edhe një traktor Rakovica në vlerë prej 1.950 eurosh dhe dy automobila, njëri në pronësi të fëmijëve të tij, Volksvagen Golf në vlerë prej 8.900 eurosh dhe Jugo Korall në vlerë prej 976 eurosh. Në fletën pronësore janë specifikuar edhe të ardhura prej vperimtarisë bujqësore në periudhën tetor – nëntor, por nuk është specifikuar viti, ndërsa të njëjtat janë në shumë prej 150.000 deri në 200.000 denarë, respektivisht rreth 5.691 eurosh. Nogaçeski ka edhe një kredi prej 8.423 eurosh.

 

Vlera e fletës pronësore të Zoran Nogaçeskit është 107.241 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

SCOOP-i publikoi listën e kryetarëve të komunave që janë pronarë të klubeve të futbollit dhe Nogaçeski u gjet në listë si pronar i klubit të futbollit “FK SATESKA f. Volinë”.

Pronë totale në € sipas viteve