Ekspozimi mediatik

Blerim Sejdi

Kryetar komune

Blerim Sejdi ka lindur më 04 shtator 1985 në Tetovë. Ka mbaruar arsimin e mesëm në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Evropës Juglindore “UEJL”, ndërsa në Universitetin “FON” në Shkup ka mbaruar studimet postdiplomike në drejtimin e gjyqësisë. Ka qenë sekretar gjeneral i klubit të futbollit “Shkëndija” të Tetovës dhe shef i Departamentit juridik të Universitetit ndërkombëtar “Ballkan – Shkup”, pastaj drejtor i Fondacionit “USKUP” – Shkup, konsulent i jashtëm juridik dhe anëtar i disa organizatave joqeveritare. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 qytetarët ia kanë besuar funksionin e kryetarit të Komunës së Zhelinës.

 

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

 

Blerim Sejdi ka deklaruar një listë në të cilën janë specifikuar vlerat vetëm të dy aseteve , edhe atë për dy automobila Golf 5 dhe Audi A6. Ato kanë vlerë prej 5.500 eurosh, gjegjësisht 10.000 eurosh. Sejdi ka deklaruar pjesëmarrje, një llogari të transaksionit në emër të tij, ndërsa nga prona e prindërve të tij ka deklaruar tokën në fshatin Kopaçin Doll dhe një shtëpi me oborr, si dhe një të tretën e pompës së benzinës në KO Grupçin.

 

 

Vlera e fletës pronësore të Blerim Sejdit është 15.500 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 

SCOOP-i shkruante për kryetarët e komunave që janë pronarë dhe shefa të shoqatave, kështu që Blerim Sejdi u gjet në listë si pronar i shoqatës tregtare “Shoqata për konsultime dhe shërbime JANERI KONSALTING DOO, Reçicë e Vogël, tetovë”.

Pronë totale në € sipas viteve