ЕКСПОЗИЦИЈА

Kryetar komune

Isen Shabani ka lindur më 02 janar 1961 në fshatin Gradec. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe pastaj ka udhëhequr me sukses bizneset familjare. Në gusht të vitit 2016, ai është emëruar për drejtor të Inspektoratit shtetëror të tregut. Për kryetar të Komunës së Vrapçishtit është kandiduar për herë të parë në zgjedhjet lokale në prill të vitit 2013, por qytetarët ia kanë dhënë besimin e tyre edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2017.

 

Të dhënat janë marrë nga Gazeta e BNJVL-së.

 

Isen Shabani posedon pronë me vlerë prej 3.300.278 eurosh. Në emrin e tij personal ka deklaruar një apartament në fshatin Gradec me vlerë prej 100.000 eurosh, një tokë bujqësore po ashtu në fshatin Gradec, me vlerë prej 406.320 eurosh, si dhe një banesë në fazën e ndërtimit që gjendet në Tetovë dhe është me vlerë prej 325.000 eurosh. Shabani ka deklaruar edhe një pjesëmarrje pronësie prej 382.876 eurosh. Për dy automobilat, Mercedesi me vlerë prej 25.000 eurosh dhe Audi A5 me vlerë prej 40.000 eurosh, Shabani nuk ka dhënë informacion se në cilën pronësi janë ata. Pjesët e tjera në fletën pronësore janë evidentuar si pronë e përbashkët. Ndër to janë një librezë kursimi në denarë me 500.000 denarë, një librezë kursimi në deviza me 50.000 euro dhe një librezë kursimi në deviza me 20.000 franga zvicerane. Nga prona e palëvizshme, ai ka deklaruar: një ndërtesë me vlerë prej 62.400 eurosh, dy banesa në Gostivar prej të cilave njëra është në fazën e ndërtimit dhe ka vlerë prej 1.200.000 eurosh, dy kopshte të pemëve, dy toka bujqësore, tre toka nën objekt, oborr dhe tre toka ndërtimore.

 

Vlera e fletës pronësoreIsen Shabanit është 3.300.278 euro dhe e njëjta është llogaritur sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

SCOOP-i shkruante për kryetarët e komunave që janë pronarë dhe shefa të shoqatave, kështu që Shabani u gjet në listë si pronar i shoqatës tregtare “Shoqata për prodhim, ndërtim, tregti dhe shërbime AUS TERM DOO eksport-import f. Gradec, Vrapçisht”.

Вкупен имот во € по години